Policia e Vlorës dhe e Delvinës kanë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim.Afrim P. Borakaj, vjeç 30 banues né fshatin Peshkëpi u arrestua nga policia e Vlorës në lagjen Pavarësia, pasi ka tentuar te djegë me zjarr dy automjete në lagjen "28-Nentori".
Ky shtetas akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë", që prej datës 05.06.2015.
Ndërsa polica e Delvinës ka arrestuar, shtetasin Saimir N. Nexhipaj, 31 vjeç banues né Delviné.
Arrestimi i tij u krye në fshatin Damatat të Delvinés, pasi ky shtetas më 29 Maj 2015, i ka vjedhur një varëse floriri shtetases: E.D.