Ishin parkuar te drejtoria e Policisë, shkrumbohen dy makina

Publikuar tek: aktualitet, më 08:14 16-04-2019 Ishin parkuar te drejtoria e Policisë, shkrumbohen dy makina

Dy makina që ishin parkuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan janë shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga zjarri është djegur plotesisht automjeti tip Volsvagen me Targe AA 595 KP, në pronësi të shtetasit me iniciale H. H.

Gjithashtu pranë kësaj makine ka qenë parkuar edhe një mjet tip Skoda me targë AA 702 DL në pronësi të shtetasit B. H.

Pas hetimeve, policia arriti të indentifikoje autorin, shtetasin M. Toçi 38 vjeç dhe tashmë po hetohet për shkakun e zjarrvënies.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065619945526123
array(1) { ["section"]=> string(66) "ishin-parkuar-te-drejtoria-e-policise-shkrumbohen-dy-makina-160596" }