Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 2 persona në Divjakë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:06 17-09-2019 Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 2 persona në Divjakë Foto ilustruese

Policia e Divjakës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, një për "Mashtrim" dhe një për "Dhunë në familje".

Blutë bëjnë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kapën dhe ndaluan shtetasin:

  • G.B, 30 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtij shtetasi i bë pasi në Gusht 2018, me anë të mashtrimit i ka marrë makinën dhe një sasi parash shtetasit D.A, 50 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin:

  • J.S, 30 vjeç, banues në Çermë, Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases J.S, 35 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025410890579224
array(1) { ["section"]=> string(63) "ishin-shpallur-ne-kerkim-arrestohen-2-persona-ne-divjake-178740" }