Komisariatet vijojnë luftën kundër paligjshmërisë në vend. Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Leonard F. Poçi, 28 vjeç pasi ka vjedhur një telefon celular të markës "Samsung Galaxy S-4", në pronësi të shtetasit: T.B, 46-vjeçar (me profesion Avokat), banues në lagjen nr.1.Gjatë veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas eshtë autorë autor edhe i dy vjedhjeve të tjera në lagjen nr.4 Sarandë, pasi kishte vjedhur sende të ndryshme nëpër makina.
Ndërsa Policia e Vlorës ka arrestuar personin e shpallur në kërkim për dërtim të paligjshëm, shtetasin: Gëzim Islamaj, 53 vjeç.
Arrestimi i tij u krye në banesën e tij në lagjen "Ujë i Ftohtë", pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një banesë në tokën e tjetrit në lagjen "Ujë i Ftohtë". Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për Islamajn.