Policia e Tiranës ka vënë në pranga 12 autorë të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme kriminale.
Shtetasit e ndaluar janë:
1. Përparim Xhaferri, i dënuar me 10 vjet burgim për “Vjedhje me mashtrim ne shuma te medha”
dhe “Krijim i firmave piramidale”
2. Pëllumb Xhaferri, i dënuar me 10 vjet burgim, për “Vjedhje me mashtrim ne shuma të mëdha”
dhe “Krijim i firmave piramidale”
3. Fejzulla Gjoshi, 52 vjeç, dënuar me 2 muaj burgim për “Dhunë në familje”
4. Çlirim Xhemollari, për dënuar për veprën penale " Ndërtim pa leje"
5. Ilir Vata, i dënuar për veprën penale " Vjedhje"
6. Armand Vokshi, i dënuar për vepën penale “Vjedhje”
7. Alfred Rrapo, i dënuar për veprën penale " Shfrytezim prostitucioni"
8. Ismail Muça, i akuzuar për “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”
9. Eduard Ndoci, 27 vjeç, në bashkpunim me shtetasin Alfred Ndoci akuzohen për “kanosje me armë zjarri” dhe "Prishje e qetësisë publike" dhe “Armëmbëjtje pa leje”
10. Alfred Ndoci, 21 vjeç, në bashkpunim me shtetasin Eduard Ndoci akuzohen për "Kanosje", "Prishje e qetësisë publike" dhe “Armëmbëjtje pa leje”
11. Fatjon Baraku, 27 vjeç, idënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Vjedhje”
12. Besnik Coka, 33 vjeç, i dënuar me 30 ditë burg për veprën penale, "Drejtim automjeti në menyrë të parregullt".