Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit pezulloi sot aktivitetin e shoqërisë “Kurum” në Elbasan. Ky pezullim ka ardhur pas monitorimit disa mujor të veprimtarisë së shoqërisë nga ana e ISHM.
Ndaj “Kurum” u vendos edhe gjobë prej 1 milionë lekësh të reja për mungesë të dokumentacioneve dhe shkeljeve të tjera.
Ndërkohë, “Kurum” do të ketë kohë deri më datë 20,05,2015 që të zbatojë disa detyra si:
1- Dorëzimi i planit për llojin dhe sasinë e mbetjeve si dhe i gjithë cikli i trajtimit deri në asgjësimin e tyre.
2- Planin për lejen e mjedisit sipas ligjit.
3- Planin e detajuar të monitorimit si pjesë e lejes mjedisore.