ISHP për vaksinën antigrip: Vjen nga Kina por është në listën e OBSH

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 07-01-2017 ISHP për vaksinën antigrip: Vjen nga Kina por është në listën e OBSH

Instituti Shëndetit Publik (ISHP) ka reaguar pas akuzave në media, mbi cilësinë e vaksinës antigrip.

Sipas ISHP-së, vaksina që po shpërndahet falas për qytetarët është e parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera në industrinë eshëndetit.

“Pikëpyetjeve mbi cilësinë e vaksinës së gripit që kanë qarkulluar këto ditë, Instituti i Shëndetit Publik sqaron të gjithë qytetarët shqiptarë dhe opinion publik se “vaksina për gripin sezonal e prodhuar nga  Hualan Biological Bacterin Co. Ltd është  një vaksinë e prodhuar në Republikën e Kinës por e parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit si të gjitha vaksinat e tjera të programit të vaksinimit”. “Kjo vaksinë  gjendet në listën e vaksinave te parakualifikuara nga OBSH”, thekson ISHP.

Vaksinimi ndaj gripit rekomandohet të fillojë përpara sezonit të Gripit. Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë një njoftim të tillë që në muajin nëntor. Pavarësisht se ka shumë diskutime mbi këtë dhe ka të dhëna që imuniteti dobësohet derisa fillon sezoni dhe nuk mund të ofrojë mbrojtje të plotë. Gjithsesi OBSH rekomandon që  vaksinimi duhet të vazhdojë gjatë gjithë kohës që ka qarkullim të viruseve të gripit dhe duhet të mënjanohet çdo mundësi të humbur për vaksinimin.

ISSH thekson se vaksinimi ndaj Gripit është një nga mjetet e parandalimit të Gripit dhe zbutjes së peshës së tij në lidhje me formën e sëmundjes dhe kjo është arsyeja që rekomandohet vaksinimi ne çdo kohë si nga OBSH, CDC apo edhe ECDC. Po ashtu të gjithë rekomandojnë që nuk ka preferencë të një vaksine ndaj një tjetre.

Gjithashtu, ISHP sqaron se vaksina e shpërndarë në Shqipëri, ndryshe nga sa pretendohet është një vaksinë e shoqëruar me fletë shoqërimi në gjuhën shqipe, pra është shpërndarë me udhëzuesit e mëposhtëm:

1.         Fleta shoqëruese e vaksinës në shqip

2.         Udhëzim mbi ruajtjen, transportin dhe përdorimin

3.         Skeda e reaksioneve pasvaksinore

4.         Informacion për vaksinimin ndaj gripit

5.         Informacion mbi gripin

6.         Fakte mite mbi gripin dhe vaksinimin

7.         Regjistri model i dokumentimit te vaksinimit

Vaksina është siguruar falas falë një marrëveshje me Partnership for Influenza Vaccine të Global health Task Force dhe me mbështetjen e CDC.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dimri i acartë -27 gradë i 1985? Pukjanët nisin debatin e zjarrtë: Nga ndryshon kjo kohë nga koha e Hoxhës
Familjarët e Balilajt terrorizojnë biznesmenin në Sarandë, publikohet video »
Article Logic
Execution time: 0.011472940444946
array(1) { ["section"]=> string(73) "ishp-per-vaksinen-antigrip-vjen-nga-kina-por-eshte-ne-listen-e-obsh-64886" }