ISHP : Të lindurit në vitet 80’-90’ duhet të bëjnë këto vaksina deri në fund të muajit prill

Publikuar tek: aktualitet, më 15:39 22-04-2017 ISHP : Të lindurit në vitet 80’-90’ duhet të bëjnë këto vaksina deri në fund të muajit prill

Personat që nuk janë vaksinuar gjatë fëmijërisë mund të kryejnë vaksinimin gjatë ditëve të mbetura të muajit prill në qendrat shëndetësore.

Ekspertët e ISHP-­së i bëjnë thirrje popullatës të kryejë vaksinimin, ndërsa ISHP propozon që në kalendar të shtohen vaksina të reja që të parandalojnë disa sëmundje që po prekin së shumti shoqërin.

Propozimi vjen për vaksinave të reja si: rotavirusi, vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës dhe varicela.

Ditët e mbetura të muajit prill mund të shfrytëzohen nga të gjithë personat të cilët nuk kanë arritur që gjatë fëmijërisë të vaksinohen me të gjitha vaksinat e parashikuara në kartela.

Gjatë gjithë muajit qendrat shëndetësore kanë bërë një grafik dhe sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik ISHP ka planifikuar vaksinim të popullatës.

 “Çdo qendër shëndetësore do të ketë sasi vaksine fruth­rubeolë për të rriturit. Janë datëlindja ‘80­’90, por dhe më gjerë nëse nuk i kanë bërë të dyja dozat. Kjo në bashkëpunim me qendrën shëndetësore, duhet të komunikojnë me ta për të ditur në cilën ditë të javës do apikojnë vaksinën”, – shprehet për Ora Neës specialistja e ISHP­së Erida Nelaj.

Java e ardhshme është java europriane e vaksinimit dhe ISHP propozon edhe shtimin e 5 vaksinave të reja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akademiku Artan Fuga nxjerr në pah “thelbin e vërtetë të fjalimit të zonjës Lindita”: Gjendja e arsimit e mjeruar
Nuk dorëzoi armën, i zoti i shtëpisë e përdori për hajdutët »
Article Logic
Execution time: 0.0099430084228516
array(1) { ["section"]=> string(94) "ishp-te-lindurit-ne-vitet-80-90-duhet-te-bejne-keto-vaksina-deri-ne-fund-te-muajit-prill-76064" }