ISHSH në Gjirokastër, mbyll pjesërisht Drejtorinë e Tatimeve dhe 3 fasoneri për shkak të Covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 16:36 21-11-2020 ISHSH në Gjirokastër, mbyll pjesërisht Drejtorinë e Tatimeve dhe 3 fasoneri për shkak të Covid-19 Foto ilustruese

Në Gjirokatër numrat e Covid-19 janë çdo ditë e në rritje. Ndaj ISHSH në bashkëpunim me policinë e shtetit ka përforcuar kontrollet dhe masat parandaluese.

Mësohet se janë gjobitur 4 persona me nga 700 mijë lekë të rinj për thyerje karantine.

Gjithashtu bëhet me dije se është mbyllur pjesërisht për 1 fasoneri në Gjirokastër dhe 2 në Përmet.

Është kryer inspektim në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku është lënë detyrë dezinfektimi i ambienteve dhe izolimi i detyruar për 7 persona pozitivë, 4 infermiere dhe 3 sanitare.

Po ashtu është bërë mbyllje e pjesshme e Drejtorisë së Tatimeve pasi 7 punonjës administrate rezultuan pozitiv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifrat në 24 orë/ Qindra të infektuar dhe shumë viktima nga Covid-19 në Shqipëri (BILANCI)
Arrestohet autori që qëlloi me gurë qendrën shëndetësore në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.010957956314087
array(1) { ["section"]=> string(103) "ishsh-ne-gjirokaster-mbyll-pjeserisht-drejtorine-e-tatimeve-dhe-3-fasoneri-per-shkak-te-covid-19-228615" }