‘Ishte 1 muaj i shtruar, e sollën te hyrja e pallatit të pashëruar, nuk ecte dot’, Manastirliu pas denoncimit të qytetarit: Më duhet ta verifikoj

Publikuar tek: aktualitet, më 22:59 21-01-2021 ‘Ishte 1 muaj i shtruar, e sollën te hyrja e pallatit të pashëruar, nuk ecte dot’, Manastirliu pas denoncimit të qytetarit: Më duhet ta verifikoj Ogerta Manastirliu

Në emisionin “opinion” ka mbërritur një denoncim i një qytetari, i cili thotë se vjehrri i cili ka qenë mbi 1 muaj i shtruar në spital, është dërguar në shtëpi i pashëruar, në pamundësi dhe për të ecur, pa karrocë dhe pa kushtet e nevojshme.

Ministrja Ogerta Manastirliu është shprehur se mund të ekzistojë si mundësi që mjekët e spitalit Covid 3 kanë lënë poshtë pallatit ku jetonte një të moshuar të sëmurë e në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid-19.

“Përshëndetje zoti Blendi, ju lutem pyeteni pak ministren. Vjehrri im ishte i shtruar në spitalin e Beratit 23 ditë dhe 10 ditë tek Covid 3 në Tiranë dhe është nxjerrë nga spitali i pa shëruar dhe në gjendje shumë të keqe. Ditën që e sollën, e lanë poshtë pallatit, një person që nuk ishte në gjendje as të ecte. Mjekësia jonë nuk zotëronte një karrozë, për ta sjellë pacientin deri në shtëpi, si ka mundësi që njerëziti nxjerrin nga spitali të pashëruar kur ndërkohë në media dalin dhe flasin për Covid 4 që shërben për rikuperimin e pecientëve mos të përmendim kalvarin që jemi duke ecur në shtëpi për të kontaktuar me mjekët”, thuhej në denoncim.

Manastirliu: Mund të jetë një shqetësim i drejtë, më duhet ta vërtetoj. Mjeku i familjes është i lehtë për t’u kontaktuar, dhe e gjen numrin e tij. Duhet ta verifikoj këtë rast, është shumë konkret për të folur...

Screenshot_18.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nesër do derdhet gjak”, Sokol Balla tregon paralajmërimin që iu bë një ditë para protestës së 21 janarit
Përfshihet nga flakët apartamenti në zonën e “Astirit” në Tiranë, banorët dalin jashtë të tmerruar (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01294207572937
array(1) { ["section"]=> string(146) "ishte-1-muaj-i-shtruar-e-sollen-te-hyrja-e-pallatit-te-pasheruar-nuk-ecte-dot-manastirliu-pas-denoncimit-te-qytetarit-me-duhet-ta-verifikoj-235920" }