“Ishte armik i Kosovës dhe mik i Serbisë”, këshilltari i Pacollit tregon marrëdhëniet e Soleimanit me Daçiqit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:13 06-01-2020 “Ishte armik i Kosovës dhe mik i Serbisë”, këshilltari i Pacollit tregon marrëdhëniet e Soleimanit me Daçiqit

Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimani ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të reagimeve që kanë ardhur pas këtij ekzekutimi që i bëri SHBA me urdhër të Presidentit Donald Trump një prej njerëzve më të rrezikshëm të Iranit.

 Jetlir Zyberaj këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka thënë se Soleimani ishte aleat i ministrit serb, Ivica Daçiq dhe armik i Kosovës.

Në reagimin e tij këshilltari i Pacollit shkruan se gjenerali i rrezikshëm ka punuar me kontrabandistët e armëve të Daçiqit dhe të Serbisë.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Trupat amerikane vranë sot aleatin e Ivica Daçiç dhe kontrabandistëvë të armëve serbe të tij në Iran.

Soleimani ka qenë armik i Kosovës dhe mik i Serbisë.

Ai ka punuar me kontrabandistët e armëve të Daçiçit dhe të Serbisë për të siguruar militantët në Irak me armë serbe dhe për të përdorur rrugët në Irak për të dërguar armë tek ISIS.

Ai përdori ndikimin e tij politik në Iran, Irak, Liban dhe Siri kundër Kosovës, për të votuar kundër Kosovës dhe për të kundërshtuar pavarësinë, me kërkesën e Ivica Daçiç. Sot Ivica është me një mik më pak, dhe Kosova me një armik më pak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079259872436523
array(1) { ["section"]=> string(113) "ishte-armik-i-kosoves-dhe-mik-i-serbise-keshilltari-i-pacollit-tregon-marredheniet-e-soleimanit-me-daciqit-191276" }