Ishte bashkëpunëtor i serbit të tmerrshëm, Igor Rusi, arrestohet shqiptari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:29 04-01-2019 Ishte bashkëpunëtor i serbit të tmerrshëm, Igor Rusi, arrestohet shqiptari (EMRI)

Policia italiane ka vënë në pranga kosovarin Afrim Bejzaku i konsideruar si bashkëpunëtor e anëtar i grupit kriminal të të tmerrshmit "Igor Rusi", serbi i njohur me emrat Igor Vaclavic apo Norbert Feher , e aktualisht i burgosur në Spanjë me akuzën e 5 vrasjeve.

Afrim Bejzaku 37 vjec me precedent penal është dënuar nga Prokuroria e Rovigos me 2 vjet e 3 muaj burg me akuzën e grabitjeve të kryera në të shkuarën në territorin e rajonit të Venetos.

Afrim Bejzaku nuk rezulton të ketë lidhje me vrasjet e kryera nga "Igor Rusi" por hetimet vërtetojnë se ai ka qënë pjesë e "bandës Pajdek", këtij grupimi kriminal i specializuar në grabitje e ku bënte pjesë dhe "Igor Rusi" në periudhën para se të kryente vrasjet.

Igor Vaclavic, u arrestua në Spanjë më dhjetor të 2017 pas disa muajsh i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është autori i vrasjes së dy personave në Itali gjatë grabitjeve me armë si dhe të 3 personave në Spanjë, mes të cilëve dhe dy punonjës policie.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj tha se ka rritje të ekonomisë, i kthehet Tabaku: Harrove raportet ndërkombëtare që evidentojnë problemet e politikës fiskale
Me verë pranë oxhakut, Rama publikon FOTON me Thaçin: Qoftë Viti i Shqipërisë dhe Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.012856960296631
array(1) { ["section"]=> string(84) "ishte-bashkepunetor-i-serbit-te-tmerrshem-igor-rusi-arrestohet-shqiptari-emri-147504" }