Ishte dënuar me 5 vite burg, arrestohet trafikanti i shumëkërkuar në Shkodër (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:36 19-05-2019 Ishte dënuar me 5 vite burg, arrestohet trafikanti i shumëkërkuar në Shkodër (EMRI) Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Valentin Gjeloshin, banues në lagjen 'Skenderbeg', Shkodër, i cili është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës.

Tashmë i riu do të vuajë dënimin për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim.

Gjeloshi është një emër i njohur për policinë pasi është arrestuar dy herë më parë, në vitin 2015 dhe 2016 për drogë dhe për plagosje në një lokal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim

Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër,

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072500705718994
array(1) { ["section"]=> string(87) "ishte-denuar-me-5-vite-burg-arrestohet-trafikanti-i-shumekerkuar-ne-shkoder-emri-164867" }