Ishte e infektuar me coronavirus, Ministria e Shëndetësisë e pranon por thotë: 76-vjeçarja vdiq nga tumori i pankreasit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:29 01-06-2020 Ishte e infektuar me coronavirus, Ministria e Shëndetësisë e pranon por thotë: 76-vjeçarja vdiq nga tumori i pankreasit Infektivo

Reagon ministria e Shëndëtësisë për vdekjen e një 76 vjeçareje në spitalin infektiv.

Ministria pranon që e moshuara ishte e infektuar me coronavirus por thotë se ajo vdiq nga tumori i pankreasit.

Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19. Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.

76-vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092589855194092
array(1) { ["section"]=> string(124) "ishte-e-infektuar-me-coronavirus-ministria-e-shendetesise-e-pranon-por-thote-76-vjecarja-vdiq-nga-tumori-i-pankreasit-208603" }