"Ishte  i ri dhe kishte shumë para", Albërie Hadërgjonaj rrëfen tradhëtinë e ish-bashkëshortit: Tundohej nga vajzat e bukura...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:47 22-02-2021 Mentor dhe Alberie Hadergjonaj

Këngëtarja shqiptare Albërie Hadërgjonaj është shumë komentuar në botën e showbizit, si për projektet muzikore dhe për jetën private.

Teksa ishte e ftuar në emisionin NIN, këngëtarja ka zbuluar të pathëna e detaje nga jeta private.

Ajo e ka pranuar prej kohësh tradhtinë e ish-bashkëshortit, por asnjëherë nuk kishte folur për arsyen e këtij akti.

Këngëtarja ka thënë se ish-bashkëshorti asokohe ishte shumë i ri dhe ka pasur shumë sukses në biznes, dhe padyshim nuk kishte si të mos rrethohej nga vajza të bukura, që mund 't'i “prishnin mendjen” në çdo moment.

“Ish-bashkëshorti im pati suksese në biznes dhe ishte shumë i ri, madje bukurosh, sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, kishte para dhe normalisht kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, u shpreh Albërie Hadërgjonaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mortal Kombat vjen me një film të ri pas 24 vitesh (Video)
»
Article Logic
Execution time: 0.013704061508179
array(1) { ["section"]=> string(126) "ishte-i-ri-dhe-kishte-shume-para-alberie-hadergjonaj-rrefen-tradhetine-e-ish-bashkeshortit-tundohej-nga-vajzat-e-bukura-239849" }