Ishte në arrest shtëpie, arrestohet 26-vjeçari që shkeli masën në Bulqizë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:29 06-08-2020 Ishte në arrest shtëpie, arrestohet 26-vjeçari që shkeli masën në Bulqizë Foto Ilustruese

Policia e Shtetit ka arrestuar një 26-vjeçar në Bulqizë, i cili theu  masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në pranga ka rënë shtetasi Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.

Policia gjatë kontrolleve nuk e ka gjetur në banesë 26-vjeçarin, duke shkelur kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij.

Njoftimi policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, bie në prangat e policisë 26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.

Ky shtetas nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, duke shkelur kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, ngjarje e ndodhur me 1 janar 2020.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010835886001587
array(1) { ["section"]=> string(79) "ishte-ne-arrest-shtepie-arrestohet-26-vjecari-qe-shkeli-masen-ne-bulqize-216261" }