Ishte në tryezën e marrëveshjes, reagon Rudina Hajdari: Kërkova qartësi më të madhe për angazhimin e Këshillit në ndryshimin e sistemit

Publikuar tek: politike, më 17:25 14-01-2020 Ishte në tryezën e marrëveshjes, reagon Rudina Hajdari: Kërkova qartësi më të madhe për angazhimin e Këshillit në ndryshimin e sistemit

Deputetja opozitare Rudina Hajdari ka reaguar pas marrëveshjes së arritur sot mes palëve politike për reformën zgjedhore.

Hajdari thotë se kërkon të ketë më tepër qartësi “sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor”. Ajo thotë se për përmbajtjen e dokumentit do të konsultohet me kolegët në parlament.

“Parimisht isha dakord me përmbajtjen e dokumentit të dakodësuar, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar.

Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sic dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë.

Si përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është fakti që takimi i zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore”, shprehet Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018709897994995
array(1) { ["section"]=> string(140) "ishte-ne-tryezen-e-marreveshjes-reagon-rudina-hajdari-kerkova-qartesi-me-te-madhe-per-angazhimin-e-keshillit-ne-ndryshimin-e-sistemit-192052" }