Ishte pro ekzekutimit të mësuesit në Paris, arrestohet marokeni në Spanjë

Publikuar tek: bota, më 14:38 31-10-2020 Ishte pro ekzekutimit të mësuesit në Paris, arrestohet marokeni në Spanjë

Një person më shtetësi marokene, është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Katalonjës sepse mbështeti sulmin terrorist ndaj mësuesit në Paris.

Personi kishte postuar mesazhe në rrjetet duke mbështetur ekzekutimin e Samuel Paty nga një 18-vjeçar çeçen pasi profesori kishte treguar karikatura të Profetit Muhamed.

"Oficerët e policisë nga Mossos d'Esquadra kanë arrestuar një burrë me kombësi marokene, për një krim të supozuar të përkrahjes së terrorizmit dhe nxitje për të kryer krime terroriste," shkroi policia katalanase në Twitter. Maroken u lirua me kusht me detyrim që të dorëzonte pasaportën në gjykatë brenda 14 ditëve.

Pak ditë më parë 3 persona humbën jetën nga një sulm me thikë në qytetin e Nice, në Francë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdes në moshën 90-vjeçare Sean Connery, aktori legjendar i filmave ‘James Bond’
Përhapën panik për tërmetin në rrjete sociale, arreston 3 persona në Turqi »
Article Logic
Execution time: 0.013453960418701
array(1) { ["section"]=> string(79) "ishte-pro-ekzekutimit-te-mesuesit-ne-paris-arrestohet-marokeni-ne-spanje-225919" }