"Ishte shfajësim", Meta skeptik për marrëveshjen e reformës zgjedhore, flet për një ‘TRYEZË TJETËR’

Publikuar tek: politike, më 15:39 21-01-2020 Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në një intervistë të minutave të fundit ka folur për marrëveshjen e reformës zgjedhore, të cilën e shikon më shumë si një shfajësim të palëve, sesa një marrje përgjegjësie.

Meta është shprehur i gatshëm për një tryezë tjetër, në të cilën do të ketë më shumë përgjegjshmëri.

"Jemi më shumë në një marrëveshje shfajësimi të palëve sesa në një tryezë kur palët kanë marrë përgjegjësinë. Ky është një hap i vogël pozitiv sepse miratimi i kësaj reforme ishte një nga kërkesat e para të Bundestagut, duke shpresuar që të mos ketë ndinjë surprizë rrugës".

"Kërkohet një tryezë tjetër më e përgjegjshmë, pasi reforma nuk zgjidh ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por është mjaft vonë, pasi dëmet janë bërë", shprehet Meta ndër të tjera për Abc News

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072569847106934
array(1) { ["section"]=> string(100) "ishte-shfajesim-meta-skeptik-per-marreveshjen-e-reformes-zgjedhore-flet-per-nje-tryeze-tjeter-192721" }