Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 46-vjeçari në Fier, i dënuar edhe më herët

Publikuar tek: aktualitet, më 14:37 12-06-2019 Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 46-vjeçari në Fier, i dënuar edhe më herët Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për 'Prodhim dhe shitje të narkotikëve'.

Në zbatim të planit të masava të hartuar nga Strukturat Vendore të Policisë Fier për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

D(S)(K). Y, 46 vjeç, banues në Fier(I dënuar më parë për "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 12.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028125047683716
array(1) { ["section"]=> string(84) "ishte-shpallur-ne-kerkim-arrestohet-46-vjecari-ne-fier-i-denuar-edhe-me-heret-167951" }