Ishte shpallur në kërkim, arrestohet autori i katërt i grabitjes në Peqin

Publikuar tek: aktualitet, më 09:08 18-05-2019 Ishte shpallur në kërkim, arrestohet autori i katërt i grabitjes në Peqin

Policia e Peqinit ka arrestuar edhe autorin i katërt  të shpallur në kërkim për vjedhjen e banesës të shtetasit Skënder Zeqirit, ndodhur më datë 08.05.2019.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest në burg', pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit Skëndër Zeqiri, dhe kanë vjedhur një sasi parash.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cakaj takon Sekretarin e KiE: Reforma të thella për Shqipërinë
'Rinis uragani studentor', Berisha i uron SUKSESE »
Article Logic
Execution time: 0.012892007827759
array(1) { ["section"]=> string(79) "ishte-shpallur-ne-kerkim-arrestohet-autori-i-katert-i-grabitjes-ne-peqin-164736" }