Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45 vjeçr të shpallur në kërkim nga blutë e Vlorës, për akuzën e ‘Mashtrimit’.
I ndaluari është shtetasi me iniciale G. Gj., lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Ai u zbulua nga policia pas informacioneve që mberriten se ai qarkullonte me armë zjarri. Policia iu vu në ndjekje dhe e lokalizoi në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij.
Nga kontrolli fizik në banesë, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, e cila u sekuestrua nga policia në cilësinë e provave materiale.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Tiranes ka arrestuar nje person, te shpallur ne kerkim nga Policia e Vlores, me akuzen per “Mashtrim”.
Shtetasi G. Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë u zbulua nga policia pas informacioneve qe mberriten se ai qarkullonte me arme zjarri. Policia iu vu ne ndjekje dhe e lokalizoi ne rrugën “Medar Shtylla” ne kryeqytet dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij.
Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.
Operacioni “Lokalizmi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
Kapet një person i shpallur në kërkim, i cili mbante armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me fishekë luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin që kanë në juridiksion.
Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri, nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacioni “Lokalizimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla” dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.
Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi G. Gj. ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.