Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42 vjeçari në Lezhë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 13-06-2019 Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42 vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit Lezhë, pas informacioneve të marra, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:  L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest me burg', për veprat penale 'Organizatë kriminale' dhe 'Shfrytëzim prostitucioni'. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013325929641724
array(1) { ["section"]=> string(75) "ishte-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar-arrestohet-42-vjecari-ne-lezhe-168039" }