Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, bëri të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor Leistung.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Arben Pershqefni, 45 vjeç, banues në Laç - Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Torino - Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale të " Shkelje të ligjit mbi drogën në bashkëpunim".
Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje të mëtejshme.