Ishte shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Kurbin 44-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:04 16-05-2019 Ishte shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Kurbin 44-vjeçari

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sherbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

H.I.,44 vjeç, banues në Kurbin

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova/ Itali ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombetar, për veprat penale"Vjedhje në rrethana rënduese" dhe "Mbajtja e sendeve të vjedhura".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066788196563721
array(1) { ["section"]=> string(74) "ishte-shpallur-ne-kerkim-nga-italia-arrestohet-ne-kurbin-44-vjecari-164516" }