Ruze Spahiu, 18 vjeç, nga Këlcyra prej 6 ditësh rezultonte e zhdukur dhe familja e saj nuk dinte asgjë për fatin e vajzës, ndërsa adoleshentja është gjetur në Kamëz nga Policia ditën e sotme.
18 vjeçarja është traposrtuar drejt komisariatit ku edhe ka rrëfyer për largimin e saj nga shtëpia në Këlcyrë. Spahiu ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga shtëpia, pasi nuk donte të martohej me komshiun e saj.
Vajza ishte fejuar dy ditë përpara se të largohej nga Këlcyra për në drejtim të Kamzës, ndërsa familja i kishte caktuar edhe datën e martesës, më 10 tetor të këtij viti.
Mësohet se 18 vjeçarja kishte pasur probleme më herët me familjarët e saj, pasi ishte shprehur kundër martesës që ata kishin planifikuar.