Ishujt Karaibe pritet të goditen nga një tjetër uragan, po vjen “Maria”

Publikuar tek: bota, më 08:02 18-09-2017 Ishujt Karaibe pritet të goditen nga një tjetër uragan, po vjen “Maria”

Pas uraganit “Irma” ishujt Karaibe pritet të goditen nga një tjetër uragan i fuqishëm me efekt shkatërues.

 Parashikuesit e motit thanë se stuhia Maria është shndërruar në uragan dhe do të godasë ishujt Lliuord mbrëmjen e sotme.

Të dielën, Maria ka qenë rreth 445 kilometra larg ishujve Lliuord, me erëra deri në 120 kilometra në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.

Parashikuesit e motit thonë se Maria mund të arrijë gjatë ditës së sotme edhe ishujt Virgjine të Britanisë dhe SHBA-së, si dhe Puerto Rikon. Uragani Irma ka shkaktuar dhjetëra të vdekur në Karaibe, si dhe në Florida dhe Xhorxhia të SHBA-së, shkruan rel. Një tjetër stuhi e fuqishme, uragani Harvey, ka goditur shtetin amerikan të Teksasit muajin e kaluar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moti i keq në Rumani, 8 të vdekur, mbi 60 të plagosur
Balerina e mbuluar me nishane, rrëfen historinë e trishtë: Babai më fshihte kur isha e vogël »
Article Logic
Execution time: 0.011548042297363
array(1) { ["section"]=> string(74) "ishujt-karaibe-pritet-te-goditen-nga-nje-tjeter-uragan-po-vjen-maria-92716" }