ISIS: Brenda vitit sigurojmë bombën atomike

Publikuar tek: bota, më 20:48 24-05-2015 ISIS: Brenda vitit sigurojmë bombën atomike

Në kanalin radiofonik propagandues të ISIS është bërë një deklaratë e frikshme, se grupi terrorist mund të marrë në dorë një bombë atomike, brenda vitit.

Sipas tyre, kjo do të arrihet nëpërmjet miliona dollarëve në llogari të ISIS dhe qeveritarëve të korruptuar të vendeve perëndimore. Megjithëse ata e pranojnë se sigurimi i një bombe atomike do të jetë një procedurë e vështirë, shprehen se deri më tani kanë arritur të sekuestrojnë shumë tanke, raketa dhe kundërajrorë.

Sipas deklaratës së ISIS, një sulm i tyre që pritet të godasë SHBA-të shumë shpejt, do t’i bëjë sulmet e mëparshme të ngjajnë si një lojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022173881530762
array(1) { ["section"]=> string(48) "isis-brenda-vitit-sigurojme-bomben-atomike-11886" }