ISIS dhe azili po i shtyn myslimanët të largohen nga besimi i tyre

Publikuar tek: bota, më 17:56 17-08-2015 ISIS dhe azili po i shtyn myslimanët të largohen nga besimi i tyre

Terroristët e ISIS po i shtyjnë myslimanët të largohen nga besimi i tyre. Ekspertët mendojnë se ekzistojnë edhe aryse të tjera, si për shembull azilkërkimi.

I kanë parë gabimet?

Njëherë mysliman – gjithmonë mysliman. Kjo nuk vlen më. Gatishmëria për t’ia kthyer shpinën religjionit është shtuar, edhe për shkak të llahtarive të Shtetit Islamik (ISIS). Këtë e dëshmon një studim i Pew Research Center, siç raporton “Schweiz am Sonntag”. Dhuna dhe detyrimi, të cilin po e ushtrojnë ekstremistët, po bën që shumë myslimanë të kthehen në ateistë apo në të krishterë.

Të krishterët në mision në Interlaken

Gushti është kulmi i sezonit turistik të turistëve arabë në Interlaken (qytet zvicerian). Një grup i evangjelistëve të kishave të lira kërkon vullnetarë që do t’i përcjellin krishtërimin turistëve arabë, njofton. Projekti quhet “Salamu Aleikum in Interlaken”.

Absurd e kosideron veprimin sociologu Farhad Afshar, i cili shprehet se kjo metodë nuk do të ketë asnjëherë sukses. Dhe Pascal Gemperli, zëdhënës i FIDS-it (Federata e Lidhjes së Organizatave Islamike në Zvicër), thotë: “Unë nuk jam dashamir i misionimeve. Secili duhet të vendosë vetë se cilit besim dëshiron t’i përkasë dhe jo të nxitet për këtë. Në disa vende arabe mund të sjellë probleme nëse kthehesh me një Bibël si DVD në valixhe“.

Stefan Ryser, zëvendësdrejtor i “Interlaken Tourismus” veprimin e evangjelistëve e konsideron si  jo të këndshëm. Ai shprehet se kjo lëvizje po ndiqet nga afër dhe në rast nevoje do të mbyllet nga policia.

Në Zvicër nuk ekzistojnë shifra për të konvertuarit, ndërsa në Gjermani janë 3500 myslimanë në vit që kthehen në të krishterë.

Shifrat nuk e habisin Saïda Keller-Messahli-n, kryetaren e Forumit për Islamin e Përparuar. Ajo beson se ISIS nuk është arsyeja kryesore e këtij konvertimi.

“Ky fenomen ekziston prej disa vitesh dhe ka të bëjë kryesisht me realitetin social jo-human në shumicën e vendeve myslimane”, deklaron Messahli.

Keller-Messahli thotë se shumë myslimanë janë “ndarë fshehurazi” nga religjioni i tyre. “Ata shohin se në vendet myslimane mbretëron në radhë të parë dhuna me të gjitha hijezimet e saj, se individit nuk i garantohet liri dhe se religjioni shërben në radhë të parë si instrument sundimi“.

Rreziku si i krishter në atdhe

Një i ri, që merr religjionin e prindërve të tij, por të cilin nuk e praktikon, mund të vendos ta braktisë atë. Pascal Gemperli, zëdhënës i “Federatës së Lidhjes së Organizatave Islamike të Zvcirës“, thotë: “Për personat në Zvicër, të cilët nuk dinë shumë për religjionin e tyre, largimi është më i lehtë – qofshin ata myslimanë apo pjesätarë të ndonjë religjioni tjetër“.

Sociologu, Farhad Afshar, thotë se para së gjithash të rinjtë janë ata që përgjithësisht humbin religjionin e tyre. Kjo ka të bëjë sidomos me religjionet që praktikojnë më pak ritual. Ndërsa ISIS si arsye e largimit vërehet para së gjithash te kurdët.

Por Afshar njeh edhe një arsye tjetër: azilin. Ai ka konstatuar se disa myslimanë, janë konvertuar, për të mos e humbur lejen e qëndrimit. “Nëse ata deklarohen në vendin e origjinës si të krishterë, kjo do të thotë shumë probleme për ta”, shprehet ai.

*(Shkrim i 20 Minutes, përkthyer nga Albinfo)

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026978015899658
array(1) { ["section"]=> string(72) "isis-dhe-azili-po-i-shtyn-myslimanet-te-largohen-nga-besimi-i-tyre-18572" }