ISIS ekzekuton 5 spiunë britanikë dhe kërcënon kryeministrin David Cameron

Publikuar tek: bota, më 15:48 03-01-2016 ISIS ekzekuton 5 spiunë britanikë dhe kërcënon kryeministrin David Cameron

Shteti Islamik ka publikuar një video të re që tregon ekzekutimin e pesë shtetasve nga Britania e Madhe dhe kërcënon David Cameron pas sulmeve ajrore në Siri.

Në video duken pesë pengjet me veshje ngjyrë portokalli teksa rrëfehen se kanë spiunuar për Britaninë. Në 10 minutat e tjera video tregon spiunët e gjunjëzuar dhe 5 ekzekutorët ndërsa njëri prej tyre thotë duke folur anglisht se qeveria britanike i ka braktisur.

Më pas personi i maskuar kërcënon kryeministrin anglez David Cameron duke e quajtur atë “një skllav i Shtëpisë së Bardhë” dhe duke thënë se “fëmijët tuaj do paguajnë për gabimet që keni bërë”.

Video është shpërndarë nga grupi mediatik i Shtetit Islamik me bazë në Raqqa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I shpëton jetën gruas dhe vdes vetë, ja fjalët e fundit të heroit para se ashensori t’i merrte jetën
Donald Trump godet sërish: Obama dhe Hillary Clinton krijuan Shtetin Islamik »
Article Logic
Execution time: 0.0099880695343018
array(1) { ["section"]=> string(80) "isis-ekzekuton-5-spiune-britanike-dhe-kercenon-kryeministrin-david-cameron-29067" }