Lihet e lirë mësuesja e Shkodrës Emine Alushi, dy ditë pas arrestimit.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mësuesen e cila propagandoi pro organizatës terroriste ISIS para nxënësve.
Pas publikikimit të videos së mësueses së Medresesë nga emisioni “STOP” reagoi edhe Ministria e Arsimit duke pohuar se videoja është regjistruar që në vitin 2015-të gjatë një ore leksioni dhe se në 2016-n, Emine Alushi nuk ka qenë mësuese pranë kësaj shkolle.