ISIS është shkaktar i përhapjes së bakterit të frikshëm që ha mishin e njeriut

Publikuar tek: bota, më 20:45 30-05-2016 ISIS është shkaktar i përhapjes së bakterit të frikshëm që ha mishin e njeriut

Një bakter i rrezikshëm ka nisur të përhapet me shpejtësi në Lindjen e Mesme, kryesisht në qytetet e pushtuara nga Shteti Islamik.

Ekspertët bëjnë me faj për përhapjen e bakterit luftën e ashpër që zhvillohet në Siri, shkatërrimin e qendrave spitalore nga ISIS, vrasjet në masë dhe hedhjen e trupave në mes të rrugëve. Të gjitha këto kanë çuar në përhapjen e leshmanjozës.

“Nëse një trup i vdekur infektohet me sëmundje, atëherë vijnë mizat, të cilat mbartin sëmundjen, shumohen dhe e përhapin atë në një pjesë te madhe të popullsisë”, ka shpjeguar Dr. Ëilliam Schaffner.

Sipas disa të dhënave në vitin 2012 në Alepo kishte 53,000 raste me leshmanjozë, 41,000 në gjysmën e parë të vitit 2013 dhe 22,365 në gjysmën e dytë të 2013-ës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqia e shqetësuar për situatën në Francë, thirrje autoriteteve: Mos dhunoni protestuesit
Papa Françesk nderon tre yje të Hollivudit »
Article Logic
Execution time: 0.011874914169312
array(1) { ["section"]=> string(84) "isis-eshte-shkaktar-i-perhapjes-se-bakterit-te-frikshem-qe-ha-mishin-e-njeriut-41943" }