ISIS hodhi në erë varrin e profetit Junus, e pabesueshme çfarë zbulojnë arkeologët në tunelet poshtë (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 22:36 25-02-2018 ISIS hodhi në erë varrin e profetit Junus, e pabesueshme çfarë zbulojnë arkeologët në tunelet poshtë (FOTO)

Në vitin 2012 Shteti Islamik hodhi në erë një park arkeologjik në Mosul të Irakut, ku ndodhej edhe varri i profetit Junus.

Por në janar të 2017 forcat irakene rimorën nën kontroll zonën dhe dërguan aty një ekip arkeologësh për të inspektuar dëmet.

Arkeologët vunë re se shpërthimi kishte shkatërruar varrin e profetit Junusi, të shenjtë si për krishterët dhe myslimanët, por kishte nxjerrë në dritë disa pllaka guri me mbishkrime kuneiforme që japin hollësi mbi jetën e mbretit asirian Esarhaddon.

Në mbishkrime ai quhet si “Mbreti i Botës” dhe thotë se ka rindërtuar qytetet antike të Babilonisë dhe Esagilës.

Në tunelet e zbuluara poshtë varrit u gjetën edhe murale mermeri me figura demash dhe gjysmë-perëndish.

Në një nga tabletat shkruhet:

“Mbreti i Asirisë, qeveritari i Babilonisë, mbreti i Sumerit dhe Akadit, mbret i mbretërve të Egjiptit të poshtëm, Egjiptit të sipërm dhe Kushit.

asdqwegt2w3g3g.jpg

sdfwergerh4gh4h.jpg

sdfwerhy3e5h45j.jpg

asdw2t2wgt23g3g3.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01186203956604
array(1) { ["section"]=> string(111) "isis-hodhi-ne-ere-varrin-e-profetit-junus-e-pabesueshme-cfare-zbulojne-arkeologet-ne-tunelet-poshte-foto-111464" }