“ISIS janë të mirë”, ja për çfarë akuzohet mësuesja e Medresesë së Shkodrës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:32 19-01-2017 “ISIS janë të mirë”, ja për çfarë akuzohet mësuesja e Medresesë së Shkodrës Mësuesja Emine Alushi dhe bashkëshorti

Policia e Shtetit ka arrestuar sot Emine Alushi, ish-mësuesen e Medresesë së Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia” për veprën penale "nxitje e urrejtjes ose grindjeve” .

Ngjarja është bërë publike ditën e djeshme gjatë transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasja në fjalë gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden. Lajmi bëri xhiron e mediave të huaja gjatë ditës së sotme. 

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit bën me dije se në deklarimet e marra drejtuesve të shkollës në fjalë, si dhe nga deklarimet e marra vetë shtetases, provohet se është ajo në videon e shfaqur në emisionin “Stop”.

 Në vijim janë kryer veprimet e tjera proceduriale, duke sekuestruar videon dhe transkriptin e bisedës së zhvilluar në klasë, ku dëgjohen qartë pohimet e kundraligjshme.

Në përfundim të procedurave, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen Emine Alushi, 39 vjeç, banuese në Shkodër, me profesion mesuese e teologjisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të Antiterrorit po vazhdojnë punen për hetimin e shtetases në fjalë apo bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë: Për vizë turistike nuk ju duhen më dokumentet, mjafton pasaporta dhe formulari
I shpallur në kërkim dhe dënuar me burg, arrestohet 29-vjeçari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010173797607422
array(1) { ["section"]=> string(78) "isis-jane-te-mire-ja-per-cfare-akuzohet-mesuesja-e-medresese-se-shkodres-66042" }