ISIS ka rënë! Kalifati mposhtet në Mosul dhe Raka

Publikuar tek: bota, më 16:37 29-06-2017 ISIS ka rënë! Kalifati mposhtet në Mosul dhe Raka

Iraku ka deklaruar rënien e Shtetit Islamik pas fitores simbolike në betejnë për rimarrjen nën kontroll të Mosulit.

Forcat irakene kanë triumfuar në luftime duke arritur të dëbojnë ISIS nga rrënojat e xhamisë al-Nuri, ku u lideri Abu Bakr al-Baghdadi shpalli kalifatin tre vite më parë.

Një javë më parë ekstremistët e hodhën në erë xhaminë al-Nuri, pas përparimit të pandalshëm të forcave irakene të mbështetura nga SHBA-të.

Por militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit janë duke humbur edhe betejën më të rëndësishme, atë në qytetin Raka në Siri.

Raka është edhe kryeqyteti de facto i ISIS, por sipas një grupi të monitorimit të luftës siriane, forcat luftarake të mbështetura nga amerikanët i kanë prerë militantëve çdo rrugëdalje nga Raka./Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026488065719604
array(1) { ["section"]=> string(54) "isis-ka-rene-kalifati-mposhtet-ne-mosul-dhe-raka-84432" }