ISIS kërcënon sërish, cilat shtete e kanë rradhën tani

Publikuar tek: bota, më 06:18 13-06-2017 ISIS kërcënon sërish, cilat shtete e kanë rradhën tani

Një audio-mesazh që thuhet se vjen nga zëdhënësi i grupit militant Shteti Islamik u bën thirrje ndjekësve të kryejnë sulme në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Rusi, Australi, Irak, Siri, Iran dhe Filipine gjatë Muajit të Ramazanit.

Mesazhi është shpërndarë në platformën e telegramit. Vërtetësia e regjistrimit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëri është i njëjtë me një audio-mesazh të mëparshëm, ku thuhej se ishte nga al-Muhajer.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste në Evropë, përfshirë atë në Londër, që ka ndodhur në fillim të këtij muaji, duke lënë të vrarë shtatë persona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Planetët “binjak” të Tokës, teleskopët e së ardhmes drejt “Trapist-1”
Sulm me armë zjarri këtë mëngjes në metro, në gjendje të rëndë një agjent gjerman »
Article Logic
Execution time: 0.013445138931274
array(1) { ["section"]=> string(59) "isis-kercenon-serish-cilat-shtete-e-kane-rradhen-tani-82251" }