ISIS merr përsipër rrëzimin e avionit rus në Egjipt me 224 persona në bord

Publikuar tek: bota, më 15:46 31-10-2015 ISIS merr përsipër rrëzimin e avionit rus në Egjipt me 224 persona në bord

Organizata terroriste ISIS ka marrë përsipër rrëzimin e avionit rus në Egjipt. ISIS ka pranuar se avioni me 224 persona, mes tyre 17 fëmijë, është rrëzuar prej tyre ndonëse zyrtarët dyshojnë për autorësinë pasi sipas tyre, avioni u rrëzua si pasojë e një defekti teknik.

Avioni “Airbus A-321”  me 224 persona ishte ngritur nga Sharm el-Sheikh drejtuar për në aeroportin e Shën Peterburgut në Rusit. Shumica e pasagjerëve ishin turistë rus, ndërsa për fatin e tyre ende nuk është bërë asgjë e ditur.

Mbetje të avionit janë gjetur në zonën e Hasna sëbashku me trupat e vdekur dhe kutinë e zezë. Pasi autoritetet të marrin në dorëzim kutinë e zezë, pritet të përcaktohet edhe shkaku i aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01622486114502
array(1) { ["section"]=> string(80) "isis-merr-persiper-rrezimin-e-avionit-rus-ne-egjipt-me-224-persona-ne-bord-24368" }