“ISIS” merr përsipër sulmin me armë në Teksas

Publikuar tek: bota, më 12:03 05-05-2015 “ISIS” merr përsipër sulmin me armë në Teksas

Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin me armë në Dallas të Teksasit, SHBA. Në një komunikatë në radio, ISIS ka marrë përsipër sulmin ditën e dielë.

“Dy nga ushtarët e kalifatit janë ekzekutuar gjatë një sulmi në një ekspozitë arti në Garland, Teksas, dhe kjo ekspozitë mbahej për të portretizuar negativisht Profetin Muhamed", thuhet në komunikatën e ISIS.

Dy njerëz të armatosur u vranë, të dielën në darkë, pasi hapën zjarr mbi rojen e sigurisë jashtë një ekspozite me paraqitje artistike të profetit mysliman Muhamed, në rrethinat e Dallasit, në Texas, SHBA. Ekspozita organizohej nga Nisma Amerikane për Mbrojtjen e Lirisë, me një konkurs ku do të jepej çmimi 10,000 dollatë për karikaturën më të mirë të Muhametit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012285947799683
array(1) { ["section"]=> string(49) "isis-merr-persiper-sulmin-me-arme-ne-teksas-10406" }