ISIS ndalon arbitrat e futbollit sepse zbatojnë ligjin e FIFA dhe jo Sheriatin

Publikuar tek: bota, më 16:58 31-08-2016 ISIS ndalon arbitrat e futbollit sepse zbatojnë ligjin e FIFA dhe jo Sheriatin

Shteti Islamik ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë arbitër futbolli në qytetet që ka në zotërim për shkak se ata zbatojnë ligjet e FIFA-s në kundërshtim me urdhërat e Allahut.

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se komandantët e ISIS kanë hartuar edhe disa rregulla të detajuara se si lojtarët do të kompensohen sipas ligjit të Sheriatit nëse pësojnë dëmtime në fushë.

Militantët thanë se është marrë vendim për ndalimin e arbitrave pasi ata “nuk gjykojnë sipas asaj që Allahu ka shpallur” dhe janë “në shkelje të urdhërit të Allahut dhe Sunetit”.

Tashmë nëse një lotjar dëmtohet në fushë, ai mund të kërkojë kompensim ndaj kundërshtarit apo edhe hakmarrje sipas ligjit të Sheriatit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel rikthehet në Itali, takim me Renzin pas tërmetit që i mori jetën 290 personave
Francë, zbulohen 370 kile kokaninë në impiantin e “Coca Cola” »
Article Logic
Execution time: 0.011882066726685
array(1) { ["section"]=> string(84) "isis-ndalon-arbitrat-e-futbollit-sepse-zbatojne-ligjin-e-fifa-dhe-jo-sheriatin-51452" }