ISIS nuk i ndal sulmet, vret 10 anëtarë të grupit militant në Irak

Publikuar tek: bota, më 12:50 03-05-2020 ISIS nuk i ndal sulmet, vret 10 anëtarë të grupit militant në Irak Foto ilustruese

Organizata terroriste ISIS nuk ka ndërmend t'i ndalë sulmet, edhe pse pandemia ka pushtuar pothuajse të gjithë botën.

Të paktën 10 anëtarë të një grupi militantësh irakienë janë vrarë në një sulm të Shtetit Islamik në Irak.

Një deklaratë të lëshuar nga Forcat e Mobilizimit Popullor të mbizotëruar nga Shiat (PMF) thuhet që vdekjet erdhën gjatë “përleshjeve të ashpra” me ISIS.

Sulmet nga grupi ISIS kanë vazhduar në pjesë të Irakut, pavarësisht se vendi pretendon fitoren ndaj këtij grupi pas humbjes së territorit të tij.

Kryeministri i caktuar i vendit ka deklaruar se do t'i ndjekë përgjegjësit e sulmit dhe do t'i ndëshkojë.

“Operacioni i kryer nga grupet kriminale terroriste paraqet një përpjekje të dëshpëruar për të shfrytëzuar situatën e rivalitetit politik që pengon formimin e qeverisë për të kryer detyrën e saj për të siguruar sigurinë e qytetarëve”, tha kryeministri Mustafa al-Kadhimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen lufta mes Koreve, Veriu dhe Jugu shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit
»
Article Logic
Execution time: 0.010288000106812
array(1) { ["section"]=> string(72) "isis-nuk-i-ndal-sulmet-vret-10-anetare-te-grupit-militant-ne-irak-204976" }