ISIS pranon sulmin në Tunizi ku mbetën 23 të vdekur, 20 prej të cilëve turistë europianë

Publikuar tek: bota, më 19:15 18-03-2015 ISIS pranon sulmin në Tunizi ku mbetën 23 të vdekur, 20 prej të cilëve  turistë europianë Parlamenti i Tunizisë në seancën e fundit

Një sulm në afërsi të Parlamentit tunizian, nga tre persona të armatosur ka shkaktuar 23 viktima  mes të cilëve 20 ishin turistë nga Gjermania, Polonia, Italia dhe Spanja.

Sulmi i marrë përsipër nga ISIS nëpërmjet  një regjistrimi audio, ka nisur rreth orës 01:00 të ditës së djeshme, ku tre persona të veshur me uniformë ushtarake, fillimisht kanë hapur zjarr pranë ambienteve të Parlamentit tunizian dhe më pas kanë marrë pëng disa turistë në muzeun Bardo, disa metra larg Parlamentit, një vend atraksioni nga shumë turistë.

Pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë, dy nga pengmarrësit kanë mbetur të vrarë, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të përsonit të tretë. Rreth 22 turistë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sumli me armë.

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe e ka dënuar me forcë sulmin në Tuniz.

“Akti i sotshëm në Tunizi është dëshmi e qartë se terrorizmi është kërcënim për të gjithë popujt dhe shtetet, i cili mund të sulmojë në çdo kohë, duke dëshmuar sërish se duhet luftuar me forcë dhe pa compromise”, thuhet në reagimin e MPJ.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012979030609131
array(1) { ["section"]=> string(92) "isis-pranon-sulmin-ne-tunizi-ku-mbeten-23-te-vdekur-20-prej-te-cileve-turiste-europiane-6260" }