ISIS privohet nga eksperti më i mirë i bombave, vritet nga amerikanët

Publikuar tek: bota, më 11:11 31-01-2015 ISIS privohet nga eksperti më i mirë i bombave, vritet nga amerikanët

Një prej ekspertëve më të mirë të armëve kimike, anëtar i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, është vrarë nga sulmet ajrore të koalicioni të udhëhequr nga Shtet e Bashkuara.

Sipas deklaratës së lëshuara nga Shtetet e Bashkuara, Ebu Maliku ka mbetur i vrarë pas një sulmi më 24 janar. Ai kishte shërbyer si inxhinier i armëve kimike në kohën e ish-presidentit irakian Sadam Husein, përpara se të bashkohej me Al Kaedën dhe më pas me ISIS.

“Vrasja e Ebu Malikit pritet të degradojë dhe dobësojë aftësitë e ISIS për të prodhuar dhe përdoruar armët kimike”, ka thënë ushtria amerikane.

Shpesh ka pasur raportime për përdorim të gazit të klorit, por deri tani nuk ka pasur prova se grupi ka akumuluar një sasi të konsiderueshme të armëve kimike. Vrasja e Ebu Malikut që ishte një “koka” e shpërthimeve të kontrolluara të ISIS, pritet të ketë efekt në favor të SHBA.

Shteti Islamik kontrollon zona të mëdha në Siri, ku qeveria shkatërroi armët kimike, por jo të gjitha rezervat. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë kryer më shumë se 2 mijë sulme kundër objektivave të ISIS, duke shkatërruar pajisje ushtarake dhe duke vrarë shumë luftëtarë të grupit. Shefat ushtarak të koalicionit shpresojnë se ata mund të rimarrin qytetin kyç të Mosulit me ndihmën edhe të trupave irakiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030025005340576
array(1) { ["section"]=> string(73) "isis-privohet-nga-eksperti-me-i-mire-i-bombave-vritet-nga-amerikanet-1989" }