ISIS rekruton femra shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale

Publikuar tek: aktualitet, më 18:01 12-05-2015 ISIS rekruton femra shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale

Fatos Makolli, drejtor i Departamentit për Anti-Terrorizëm në Policinë e Kosovës, thotë se, në bazë të disa të dhënave që ka policia, janë rreth 250 qytetarë shqiptarë nga Kosova që kanë marrë pjesë si luftëtarët të ISIS.

Policia e Kosovës, thotë Makolli, lidhur me ketë fenomen është duke vepruar më të gjitha kapacitetet që ka dhe si rezultat, kohëve të fundit ka arritur që të ndalojë rreth 20 persona, të cilët kanë tentuar të shkojnë në Siri.

“Janë ndaluar mbi 20 të rinj të cilët po tentonin të shkonin në Siri. Ata janë ndaluar në Aeroportin e Prishtinës, disa në pikat kufitare me Turqinë, Shqipërinë dhe vende të tjera, janë ndaluar dhe janë kthyer në Kosovë”, shprehet ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas drejtorit itë Departamentit për Anti-Terrorizëm në Policinë e Kosovës aktualisht mjeti më i fuqishëm për rekrutime të reja për të shkuar në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme janë rrjetet sociale.

“Kohëve të fundit është vërejtur edhe një trend, vajza të reja, pas kontakteve përmes rrjeteve sociale që kanë me persona, qofshin ata nga shqiptarë nga Kosova apo shqiptarë të vendeve tjera të rajonit, tentojnë për të udhëtuar në Siri me persona qofshin ata kosovarë apo shqiptarë të vendeve të tjera të rajonit”, ka shpjeguar Makolli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen 1.7 kg drogë në autobusin Tiranë-Prishtinë, ishte fshehur në formën e çokollatës
Skandali me pronat në Ksamil, privati u kërkon me forcë tokat banorëve »
Article Logic
Execution time: 0.013706207275391
array(1) { ["section"]=> string(62) "isis-rekruton-femra-shqiptare-nepermjet-rrjeteve-sociale-10992" }