ISIS rihap hotelin me pesë yje në Irak

Publikuar tek: bota, më 18:56 03-05-2015 ISIS rihap hotelin me pesë yje në Irak

Me siguri që nuk do të jeni në gjendje të porositni një birrë nga bari, por ISIS kanë rihapur hotelin e tyre të parë në qytetin irakian të Mosulit.

“Ninawa” që më parë përshkruhej nga “Trip Advisor” si hoteli më i mirë në Irak, ka një total prej 262 dhomash, fusha tenisi dhe pishina, e megjithëse u mbyll për një periudhë të gjatë kohore, ai tashmë është rihapur nga ISIS dhe pret rezervimet e tij të para.

Sigurisht që femrat nuk do të lejohen të notojnë në pishinë dhe në bar do të mungojnë pijet alkoolike, duhani dhe kumara dhe klientët që nuk binden, rrezikojnë të dënohen me kryqëzim, prerje koke apo hedhje nga taraca e hotelit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012578964233398
array(1) { ["section"]=> string(44) "isis-rihap-hotelin-me-pese-yje-ne-irak-10288" }