ISIS sulmon kampin e refugjatëve në Siri, 30 civilë të vrarë e dhjetra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 16:31 02-05-2017 ISIS sulmon kampin e refugjatëve në Siri, 30 civilë të vrarë e dhjetra të plagosur

Më shumë se 30 civilë dhe luftëtarë të udhëhequr nga kurdët janë vrarë në një sulm nga militantët e Shtetit Islamik pranë kufirit verilindor të Sirisë me Irakun.

Synimi i sulmit ishte një kamp i improvizuar për sirianët e zhvendosur dhe refugjatët irakianë në Rajm al-Salibi, pranë qytetit Shaddadi .

Militantët e ISIS u përleshën me anëtarët e Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) të vendosur në një pikë kontrolli .

Aleanca (SDF) e mbështetur nga SHBA është duke udhëhequr betejën kundër shtetit Islamik në Sirinë lindore.

Luftëtarët e tij kurdë dhe arabë janë afër marrjes së kontrollit të qytetit strategjik të Luginës së Lumit Eufrat të Tabqës dhe së shpejti do të nisin një ofensivë për të rimarrë kryeqytetin e Raqqës.

Të paktën pesë bomba vetëvrasëse u ngritën jashtë dhe brenda kampit në Rajm al-Salibi, në juglindje të qytetit Shaddadi, në mëngjesin e së martës, raportoi Observatori sirian.

Të paktën 32 vetë u vranë nga shpërthimet dhe përleshjet , ndër të cilët 21 civilë.  Gjithashtu kanë ngelur të plagosur rreth 30 civilë të tjerë.

Civilë e  plagosur janë çuar në spital në qytetin Hassakeh. Disa disa prej tyre janë në gjendje kritike për jetën sipas burimeve mjekësore të cituara nga Sana.

Militantët e ISIS rrëmbyen dhjetra civilë gjatë sulmit, njoftoi një burim i ushtrisë irakiane BBC.

Një pretendim i ngjashëm u bë nga kreu i Komitetit të të Drejtave të Njeriut të parlamentit irakian në një intervistë i cili citoi se  disa nga të lënduarit të thoshin se kishin humbur kontaktin me dhjetëra të afërm të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëvritet shkrimtarja e famshme, hidhet nga kati i 8-të i vilës së saj
Plas grushti në bordin e avionit, alarmohen pasagjerët (VIDEO nga ngjarja e pazakontë) »
Article Logic
Execution time: 0.0093798637390137
array(1) { ["section"]=> string(87) "isis-sulmon-kampin-e-refugjateve-ne-siri-30-civile-te-vrare-e-dhjetra-te-plagosur-77204" }