ISIS vret me gurrë çiftin, kryen marrëdhënie jashtë martese

Publikuar tek: bota, më 19:30 30-03-2015 ISIS vret me gurrë çiftin, kryen marrëdhënie jashtë martese

Xhihadistët e ISIS kanë shkaktuar vdekjen e një çifti në mënyrë makabre në Irak. Çifti janë ekzekutuar në qytetin Mosul mes një turme të madhe njerëzish për arsye se kishin kryer marrëdhënie seksuale përpara  martesës.

Ata janë goditur me gurë deri sa kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike. Burri dhe gruaja kanë ndërruar jetë nga goditjet e shumta të gurëve me sytë dhe duart e lidhura.

Njëri nga militantët xhihadistë ka lexuar me mikrofon urdhrin që vepron kundër marrëdhënieve seksuale pa martesë. Më pas është siguruar që të gjithë ta godasin çiftin me gurë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02094292640686
array(1) { ["section"]=> string(63) "isis-vret-me-gurre-ciftin-kryen-marredhenie-jashte-martese-7381" }