Ismail Kadare nderohet nga Kongresi amerikan

Publikuar tek: kulture-art, më 07:33 21-05-2015 Ismail Kadare nderohet nga Kongresi amerikan

Flamuri amerikan  është valëvitur në nder të shkrimtarit të madh Ismali Kadare  në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.Ky ritual zakonisht u rezervohet personaliteteve amerikane, por edhe atyre të huaja.

Ky gjest simbolik u bë i mundur nga ligjvënësi amerikan Eliot Engel, i cili është prej një çerekshekulli një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në Kongres. Zoti Engel vlerësoi veprën e Kadaresë, për universalitetin dhe mesazhin e rëndësishëm që jep, përmes miteve dhe figurave letrare.

 

Autor i rreth 40 veprave letrare, të shkruara në një peridhë rreth 60 vjeçare, Ismail Kadare është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, veprat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës.

 

Në ceremoninë e zhvilluar në një nga sallat e Kongresit amerikan, zoti Engel ja dorëzoi flamurin e valëvitur për nder të Kadaresë, me një dedikim të posaçëm për të, Vehbi Bajramit, botuesit të gazetës “Illyria” në Nju Jork, i cili ishte edhe nismëtari i idesë për të nderuar shkrimtarin, shkruan VOA.

 

Rituali i ngritjes së flamurit amerikan mbi ndërtesën e Kapitolit është një traditë e filluar nga Kongresi amerikan 78 vjet më parë, për të nderuar ngjarje historike dhe individë të shquar, së fundi, mes tyre, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0417160987854
array(1) { ["section"]=> string(50) "ismail-kadare-nderohet-nga-kongresi-amerikan-11626" }