Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare është nominuar sërish për çmimin 'Man Booker International' me veprën “ Kamarja e turpit”.
Në garë për këtë çmim janë edhe autorët Amos Oz, Mathias Enard, Samanta Schëeblin, Wioletta Greg, Roy Jacobsen etj. “Kamarja e turpit” është një roman satirik për diktatorin. Ngjarjet janë të vendosura në kryeqytetin shqiptar në mes të viteve 1974-1976, dhe është pjesë e trilogjisë së Kadaresë, të veprave politike që kanë për bazë ngjarjet e shekullit 19-të.
Kadare është fitues i këtij çmimi në vitin 2005, kur çmimi 'Man Booker' nga çmim i fokusuar te letërsia angleze mori dimension ndërkombëtar.