Ismail Keta 'rrit' temperaturat: Kemi kaluar kufinjtë, Feriti do ndeshet në korrik me…

Publikuar tek: sport, më 10:13 07-07-2019 Ismail Keta 'rrit' temperaturat: Kemi kaluar kufinjtë, Feriti do ndeshet në korrik me…

Në një verë të nxehtë si kjo, temperaturat bëhen më të larta me sport. Për t’i rritur akoma dhe më shumë ka menduar boksieri i talentuar, Ferit Keta, i cili mbrëmjen e 27 korrikut pritet të zbres në ring për duelin e radhës.

 

Edhe pse koha është tepër e shkurtës, bulqizaku nuk është menduar dy herë, duke pranuar një ofertë nga Prize Boxing Promotions. Lajmi bëhet i ditur nga vëllai dhe trajneri i Ketës, Ismaili, i cili zbulon se dueli do të zhvillohet në Maltë më 27 korrik, por ende nuk është vendosur kundërshtari.

“Te dashur miq dhe fansa.

Pas gjithë kësaj kohe te mërzitshme qe shqiptaria, kryesisht Shqipëria po kalon momente të vështira dhe aspak krenare falë politikes shqiptare, U gezova për lajmin sportiv që mora dhe ndihem krenare që vlera e vëllait tim të vogël Ferit Keta si boksier pas fitores së tij në Spanjë (09.03.19), është rritur shumë edhe në arenat ndërkombëtare.

Dje mora një thirrje telefonike nga Management Prize Boxing Promotions që Feriti të ndeshet me dt 27 korrik në Malta.

Nga që Feriti stërvitet çdo ditë, duke pasur besim tek shpirti i tij luftarak, qetësia e tij në ring dhe njëkohësisht respektit dhe të dëgjuarit e tij në ring ndaj meje si trainier dhe vëlla, e pranova këtë ftesë dhe pse koha është goxha e shkurtër.

Se shpejti do tju njoftoj edhe për kundërshtarin dhe cili TV do ta transmetoj këtë event.”-shkruan Ismaili në rrjetin e tij social “Facebook”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074028968811035
array(1) { ["section"]=> string(88) "ismail-keta-rrit-temperaturat-kemi-kaluar-kufinjte-feriti-do-ndeshet-ne-korrik-me-171390" }