Ismail Morina, i njohur gjerësisht si Ballisti ka zbuluar detaje se si e futi dronin e famshëm në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
“Dronin e futa në stadium, nga ku isha i vendosur, por më nuk shihja mjaftueshëm”, ka thënë Ballisiti. Droni "Autochthonous" i cili kishte të pikturuar hartën e Shqipërisë Etnike si dhe portretet e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit, shkaktoi tensione që sipas palës serbe, sollën ndërprerjen e ndeshjes në minutën e '41 të pjesës së parë.
Morina e ka treguar të gjithë ngjarjen për emisionin SportNews në Supersport, që do të transmetohet i plotë të hënën në orën 22:00.